WALTERS ME INDEKS MONSTRUOZ, PEJA RIKTHEHET TE FITORET
Prishtinë(AsistiOnline) – KB Peja e ka fituar më lehtë sesa që është pritur, ndeshjen e xhiros së 25-të në Superligën e Kosovës ndaj Bashkimit.
Pas 6 disfatave me rradhë, pejanët më në fund kanë triumfuar ndaj Bashkimit me rezultat tejet të thellë dhe përfundimtar, 65-79.
Që nga fillimi e deri në fund, pejanët e kontrolluan ritmin e lojës dhe për asnjë moment nuk e lëshuan avantazhin(14-23, 15-21, 14-16, 22-19), për të arritur në fund fitore të merituar dhe shpresë se në ”play off”, do të jenë skuadër me një fytyrë krejtësisht ndryshe.
Brandon Walters ishte engimë e pazgjidhur për Bashkimin sonte me double-double monstruoz(32pk, 24krc, 2tvj, 2bllo) dhe me indeks final +51, ndërsa me lojë të mirë u dalluan edhe Leron Dendy me 15 pikë e Dardan Berisha me 10 sosh.
Te Bashkimi me lojë të mirë u paraqitën: Chris Lutete me 13 pikë, Musab Mala me 12 pikë, si dhe Ujkan Karanezi e Milos Latkovic me nga 11 sosh.
Pas këtij triumfi në Prizren, Peja gjendet në pozitën e 4-të me 38 pikë, 13 fitore e 12 humbje. Ndërsa, Bashkimi mbetet i 5-ti me 36 pikë, 11 fitore e 14 humbje.
Në xhiron e rradhës, Bashkimi i shkon Rahovecit e Peja e pret Trepçën.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.