Basketboll

VAZHDON FORMA FANTASTIKE E RAHOVECIT, MPOSHTIN LIDERIN E SUPERLIGËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Kryendeshja e xhiros së 25-të në Superligën e Kosovës së meshkujve i ka takuar Rahovecit që ka mposhtur Ponte Prizrenin.

‘Vreshtarët’ kanë arritur të marrin një fitore tepër të vlefshme në udhëtim te lideri i tabelës, Ponte Prizrenin me rezultatin përfundimtar të ndeshjes, 82-86.

Rrjedha e ndeshjes ishte tepër interesante që nga fillimi me Ponte Prizrenin që e fitoi çerekun e parë ngushtë, 23-20, ngushtë i takoi edhe çereku i dytë Rahovecit, 23-25 e skuadrat shkuan në pushimin mes pjesëve me epërsi minimale të Prizrenit, 46-45.

Në pjesën e dytë, Rahoveci e fitoi çerekun e tretë(14-21), madje duke arritur që ta marrë edhe avantazhin e ndeshjes, 60-66. Ndërsa perioda e fundit që ishte tepër interesante u vendos fare në fund, sidomos me shënimet vendimtare të Alban Veselit dhe përkundër fitimit të këtij çereku ngushtë nga Ponte Prizreni(22-20), Rahoveci e mbajti rezultatin në favorin e vet dhe arriti triumf.

Alban Veseli ishte fantastik në këtë duel për Rahovecin me 21 pikë, 5 kërcime e 2 asiste, ndihmuar edhe nga Ed Daniel, poashtu me 21 pikë, Darrell Davis që realizoi triple-double(14pk, 10krc, 10ast) e Arian Qallaku që shtoi 13 sosh.

Te Ponte Prizreni s’mjaftuan për fitore: Divine Myles me 31 pikë, Kwame Vaughn me 22 pikë, Arti Hajdari me 13 pikëe Landon Talliaferro me 11 sosh.

Pas kësaj fitore, Rahoveci i afrohet në vetëm 1 pikë, pozitës së parë, duke grumbulluar 41 pikë në vendin e tretë, 16 fitore e 9 humbje. Ndërsa, Ponte Prizreni mbetet në pozitën e parë me 42 pikë, 17 fitore e 8 humbje.

Në xhiron e ardhshme, Rahoveci e pret Bashkimin e Ponte Prizreni udhëton për tu ndeshur me Sigal Prishtinën.

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.