Basketboll

EKSKLUZIVE: BECIRAGIC KONFIRMON PËR ASISTIN, MARRËVESHJEN ME YLLIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Adis Beciragic është trajner i ri i skuadrës së Yllit, njofton AsistiOnline.com

Çaste më parë drejtuesit e skuadrës kosovare të Yllit, njoftuan për shkëputjen e bashkëpunimin me trajnerin turk, Fatih Gezer, por që zëvendësimi i tij tashmë është gjetur.

AsistiOnline.com ka arritur të mësojë ekskluzivisht se Adis Beciragic do të jetë nga tash e tutje në krye të ekipit therandas, që po synon titullin e kampionit.

Lajmin për marrëveshjen me skuadrën e Yllit, për AsistiOnline.com e ka pranuar edhe vetë trajner, Beciragic, që është shprehur shkurtimisht: ”Po jemi marrë vesh me skuadrën e Yllit për bashkëpunim”.

Trajnerin boshnjak, Adis Bećiragić është emër i njohur për basketbollin e Kosovës, pasi vitin e kaluar drejtoi skuadrën e Pejës për pak kohë dhe arriti që të fitojë Kupën e Kosovës me verdhezinjët.

50 vjeçari që është i lindur në Sarajevë të Bosnjës, gjithë karrierën si trajner e ka zhvilluar nëpër klubet turke si: Darussafaka, Gaziantep, Konyaspor, Usak Sportif etj,

E nisi si ndihmës tek Darussafaka(2011/13), e vazhdoi poashtu si ndihmës tek skuadra tjetër elitare turke, Gaziantep(2013), ndërsa si kryetrajner e filloi tek, Konyaspori, ndërsa së fundmi ka qenë trajner i skuadrës, Usak Sportif.

Në fillim të këtij edicioni, Beçiragiç ishte emëruar udhëheqës i akademisë së klubit të njohur turk, Konyaspor, për ta përcjellur zhvillimin e lojtarëve të rinjë aty, por si duket oferta e Yllit e bindi atë që të rikthehet përsëri në basketbollin e Kosovës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.