Basketboll

YLLI NDËRPRET BASHKËPUNIMIN ME TRAJNERIN GEZER

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Yllit e ka shkarkuar trajnerin e deritanishëm të ekipit, Fatih Gezer.

Nga burime të afërta me klubin therandas, AsistiOnline.com ka mësuar se drejtuesit e klubit nuk kanë qenë të kënaqur me formën e skuadrës së tyre dhe kanë vendosur për shkarkimin e Gezerit.

Trajneri i mirënjohur turk udhëhoqi me Yllin në 16 ndeshje në Superligën e Kosovës, duke arritur bilanc prej 12 fitoreve dhe 4 humbjeve.

Vlen të ceket se Gezer me Yllin arriti deri në finale të Kupës së Kosovës, duke i fituar dy ndeshje, por që u mposht në finale nga Prishtina.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.