KËTO JANË SKUADRAT PRETENDENTE PËR TITULL, SIPAS TRAJNERIT MË TË TROFESHËM KOSOVAR
Në ASISTIN 443 në rolin e analistit, Krasniqi ka folur për garën që po zhvillohet në basketbollin e Kosovës për titull të kampionit.
”Unë e shoh Pejën si favorite. Ndërsa më pas me gjasa të barabarta i shoh, Rahovecin dhe Yllin. Nëse hyjnë në play off, Trepça dhe Prishtina, mund t’ju prishin hesapet këtyre skuadrave të tjera. Sa i përket Ponte Prizrenit, është një skuadër e re dhe i duhet kohë. Por e them, gjasat më të mëdhaja për mua, në bazë të kualitetit të lojtarëve i ka Peja dhe pastaj, Rahoveci e Ylli”, potencoi Krasniqi.
Aktualisht skuadra e Ponte Prizrenit është lidere e renditjes tabelare në Superligën e Kosovës me 42 pikë, 17 fitore e 8 humbje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.