Ne debatin lidhur me skuadrat favorite për titull sivjet në basketbollin kosovar, Krasniqi ka folur për skuadrat që sipas tij janë favorite për ta fituar titullin e kampionit sivjet në vendin tonë.
”Sivjet konkurenca është e madhe dhe kjo shihet qartë, por si favorite për titull e shoh Pejën. Gjasat më të mëdhaja për mua në bazë të kualitetit të lojtarëve i ka Peja. Natyrisht ky është mendimi im dhe të shohim deri në fund se kush do ta fitojë”, u shpreh Krasniqi.
Skuadrat e Pejës aktualisht gjendet në pozitën e 4-të me 38 pikë, 13 fitore e 12 humbje dhe është afër sigurimit të ”play off”-it.
/AsistiOnline.com/