PRISHTINA SANKSIONOHET ME DËNIM, ISH-LOJTARI FITON PADINË NË BAT
Prishtinë(AsistiOnline) – Telashet e sivjetme të Prishtinës, duket se nuk do të jenë të vetmet me të cilat nga tash do të ballafaqohet klubi më i trofeshëm kosovar.
Për këtë padi, Krestinin do të përfitojë afro 11.800 euro në total nga ish-klubi i tij. 3.300 euro si shumë për pagat e papaguara, përfshirë edhe bonuset. Sigal Prishtina do të detyrohet ti paguajë gjithashtu edhe 500 euro shtesë si dëmshpërblim për pagesa të vonuara ndaj lojtarit. 3.500 euro prishtinasit do ti paguajnë edhe për kostot e këtij arbitrazhi, si dhe në fund 4.500 euro të tjera ndaj lojtarit për shpenzimet ligjore.
Të kujtojmë se në të kaluarën skuadrat kosovare si: Peja, Bashkimi dhe të tjera, kanë pasur probleme me pagesat ndaj lojtarëve dhe më pas kanë pasuar paditë e këtyre të fundit ndaj ekipeve e që janë konfirmuar nga BAT-i dhe janë sanksionuar me dënime të mëdha në të holla.
Shpresojmë që në të ardhmen klubet kosovare mos t’i bëjnë këto gabime dhe jenë të vëmendshme dhe korrekte me obligimet ndaj lojtarëve.
Krestinin ishte pjesë e Prishtinës në stinorin 2018/19 dhe luajti me mesatare, 8.7 pikë e 8.0 kërcime për ndeshje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.