DOHA E KATARIT MIKËPRITËSE E TURNEUT TË PARË BOTËROR 3×3 PËR VITIN 2021
Prishtinë(AsistiOnline) – Në Doha tëKatarit do të mbahet turneu i parë Botëror i basketbollit apo thënë ndryshe Streetball 3×3, për vitin 2021.
�
14 ekipet e renditura më lartë në renditjen e FIBA 3×3 në botë do të fillojnë hapjen e sezonit të Turneut Botëror në një fushë të përgatitur enkas në Doha të Katarit, vendi ky i disa momenteve të famshme të 3x3shit ndër vite.
�
Në këtë turne botëror të 3×3, do të marrin pjesë 14 skuadra nga vende të ndryshme të botës e më së shumti do të ketë nga shteti i Serbisë, gjithsejt 3 ekipe.
�
Skuadrat do të jenë të ndara në 4 grupe dhe turneu do të luhet për dy ditë me rradhë me datat 26 dhe 27 mars.
�
Në këtë turne kanë arritur të kyçen, 10 ekipet më mirë të ranguara në FIBA 3×3, tri skuadra kanë arritur këtu me kualifikime, ndërsa një ekip është kualifikuar nga nikoqirët e ngjarjes.
�
Ekipet fillimisht do të luajnë në grupe, ku nga të gjitha grupet, 2 nga ekipet më të mira kalojnë në çerekfinale dhe tutje me eliminim direkt.
�
Përballja kryesore e ditës së parë, shihet përplasja mes Novi Sad-it të ri dhe UB-it dy skuadra nga Serbia, por që shkojnë në Katar me qëllimin e vetëm, fitimin e këtij turneu.
�
Përballje interesante shihen edhe ajo mes dy skuadrave amerikane: NY Harlem vs Princeton, mes skuadrave letoneze dhe holandeze: Riga vs Amsterdam, si dhe mes skuadrave serbe dhe lituaneze, Liman vs Sakiai Gulbele.
�
Të kujtojmë se fituese e fundit e këtij turneu prestigjioz të 3×3 në vitin 2020, ishte skuadra, ”Riga” nga Letonia falë një ”Buzzer Beater” nga lojtari i tyre, Karlis Lasmanis.
�
Ky do të jetë viti i tretë radhazi që ky Turneu Botëror do të luhet në Doha, Katar.
�
Platforma më atraktive dhe ekskluzive në vendin tonë, Artmotiondo të transmetojë 1/2 e këtyre ndeshjeve, finalet, ngulitjet dhe finalen e madhe që zhvillohet të shtunën nga ora 21:00.
�
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.