Basketboll

OPEROHET ME SUKSES, SHPRESA E PONTE PRIZRENIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Një prej basketbollistëve të rinjë të Ponte Prizrenit, Jon Pirana e ka kaluar me sukses operimin e detyrueshëm nga një lëndim i pësuar javë më parë.

Pirana është operuar sot pas një lëndimi të pësuar muaj më parë, ai ka pasur një intervenimi kirurgjik në meniskun e këmbës dhe sipas raporteve të para, operimi i tij ka kaluar me sukses.

Basketbollisti prizrenas i cili njëherazit është edhe pjesë e Përfaqësuesës së Kosovës U-18, është pjesë e rregullt e rosterit të Ponte Prizrenit në dy vitet e fundit.

Pas përfundimit të operimit të tij, sot Jonin e ka vizituar një pjesë e klubit të Ponte Prizrenit i kryesuar nga trajneri, Arbnor Rifati me anëtarë të kryesisë dhe disa lojtarë.

AsistiOnline.com i dëshiron shërim dhe rikthim të shpejtë në parket, Jonit. 

Komentet janë të mbyllura.