E KATËRTA ME RRADHË PËR SIXERS, LAKERS ME TË KATËRTËN PËR SERI NEGATIVE!
Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollistët e Philadelphia Sixers arritën fitoren e katërt radhazi pasi mundën ekipin kampion aktual të NBA-së, LA Lakers me rezultat 109: 101 si mysafirë.
Ky ishte dështimi i katërt radhazi i Lakers, që tashmë janë në vendin e tretë në tabelë në Perëndim. Ndërsa, Philly forcuan vendin e parë në lindje.
Pa LeBron Jamesin për ndeshjen e tretë me radhë dhe Anthony Davisin që nga mesi i shkurtit, Lakers nuk kanë arritur të përballen me Sixers, në radhët e të cilëve, Danny Green shkëlqeu.
Green realizoi tetë nga 12 gjuajtje për tre pikë dhe e përfundoi ndeshjen me 28 pikë dhe pesë kërcime me një top të vjedhur dhe dy bllokada.
Seth Curry u kthye në ekip pas një pushimi në tre ndeshje për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës, duke shënuar 19 pikë, ndërsa Tobias Harris shënoi një kosh më pak(17), për fitoren e Sixers.
Te Lakers, Kyle Kuzma kishte 25 pikë, 9 kërcime, Dennis Schroeder arriti double-double prej 20 pikësh dhe 11 asistime, dhe Montrezl Harrel shënoi 20 pikë, por s’mjaftuan për fitore.
/AsistiOnline.com/
https://www.youtube.com/watch?v=j9k7uozaY8g
Komentet janë të mbyllura.