KBF VËLLAZNIMI MPOSHT TREPÇËN DHE NGJITET NË POZITËN E TRETË
Prishtinë(AsistiOnline) – Vashat e Vëllaznimit kanë arritur fitore në kuadër të xhiros së 19-të në Superligën e Femrave.
Gjakovaret kanë triumfuar në ”Shani Nushi” ndaj Trepçës me rezultatin final, 78-66.
Raven Baker me 32 pikë, Sarah Mgbeike me double-double(30pk, 23krc), ishin dy individet që u dalluan në fitoren e Vëllaznimit sonte.
Te Trepça me lojë të mirë u dalluan, Allison Johnson me 32 pikë, Alma Muzliukaj me 20 pikë e Sihana Ramoja me 11 sosh.
Me këtë fitore, Vëllaznimi ngjitet në pozitën e 3-të me 31 pikë, 12 fitore e 7 humbje. Ndërsa, Trepça që ka rënë në Ligën e parë, mbetet e fundit me 20 pikë, 1 fitore e 18 humbje.
Në xhiron e ardhshme, Vëllaznimi e luan derbin me Bashkimin e Trepça e pret Penzën.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.