Basketboll

VËLLAZNIMI SHPRESË PËR MBIJETESË, YLLI PËR VENDIN E PARË

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e 26-të e Superligës së Kosovës te meshkujt, hapet sot me një duel që pritet të jetë shumë interesant.

Vëllaznimi, që ende po lufton për mbijetesë do të përballet me Golden Eagle Yllin. Kuqezinjtë janë në vendin e fundit me 33 pikë, një më pak se Sigal Prishtina, andaj kërkojnë fitoren në këtë sfidë shumë të vlefshme, kurse therandasit kanë grumbulluar 41 pikë, aq sa ka edhe Rahoveci apo një pikë më pak se lideri Ponte Prizreni.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat dhe zyrtarët e ndeshjes, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Platformën më ekskluzive në vend, Art Motion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Superliga – Java 26

E shtunë

17:00 Vëllaznimi – Golden Eagle Ylli.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.