Basketboll

PEJA NDAJ TREPÇËS E HAJRIZI NDAJ ISH-EKIPIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e 26-të e Superligës së Kosovës, do ta vë përballë Trepçën e Drilon Hajrizin me ish-ekipin e tij, Pejën.

Dy rivalët e vjetër në basketbollin e Kosovës, Peja dhe Trepça do të ndeshen sonte në ”Karagaçi”. Pejanët kanë siguruar “Play-off”-in, duke mbledhur 38 pikë, kurse mitrovicasit kanë tri pikë më pak dhe ndodhen në vendin e gjashtë në renditje.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat dhe zyrtarët e ndeshjes, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Platformën më ekskluzive në vend, Art Motion si dhe Klan Kosova, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Superliga – Java 26

E dielë

17:00 Peja – Trepça.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.