Under Header

spot_img

”BESOJMË NË FITORE NDAJ PRISHTINËS DHE MBETJE NË SUPERLIGË”

spot_img
spot_img
Prishtinë(AsistiOnline) – Drejtori sportiv i KB Vëllaznimit, Ideal Bakia është shfaqur tejet optimist për ndeshjen më të rëndësishme të Vëllaznimit në vikendin që vjen.

Në studion e ASISTIT, Bakia deklaroi se skuadra e din rëndësinë e madhe të ndeshjes, ku me fitore eventuale sigurohet mbijetesa dhe beson në trajnerin dhe shpirtin e madh luftarak të lojtarëve.

Besojmë në një fitore kundër Prishtinës e cila na siguron mbetjen në Supeligë, besoj në trajnerin dhe shpirtin luftarak të skuadrës, po punojmë shumë që të kemi një rezultat pozitiv ndaj Prishtinës, do të jetë shumë vendimtare dhe djemtë tanë e dinë peshën e kësaj sfide, kështu që do të japin 100% nga vetja, sikurse që kanë bërë deri tash”, potencoi Bakia.

Ndeshja ndërmjet Vëllaznimit e Prishtinës, luhet të dielën e ardhshme në Gjakovë nga ora 19:00.

/AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme