Basketboll

EFESI DEMOLON REALIN NË MES TË MADRIDIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Anadolu Efesi e ka mposhtur thellë, Real Madridin në kuadër të xhiros së 32-të në stinorin e rregullt në Euroligë.

Turqit nga Stambolli kanë triumfuar në mes të Madridit me rezultatin e thellë 83-108, për t’ju afruar edhe më shumë pozitës së parë në tabelë.

Sertac Sanli me 17 pikë e Shane Larkin me 16 sosh, spikatën në këtë triumf për Efesin sonte.

Te Reali s’mjaftuan për fitore, Threy Thompkins me 19 pikë e Rudy Fernandez me 13 sosh.

Me këtë triumf, Efesi vazhdon të mbetet i dyti në tabelë, por tash me 21 fitore e 11 humbje. Në anën tjetër, Reali e rrezikon pozitën e play off-it, pasi gjendet i 7-ti me 18 fitore e 14 humbje.

Xhiro e rradhës në Euroligë, luhet të premtën ku Reali e pret Olimpiakosin e Efesi luan në udhëtim tek Baskonia.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.