Basketboll

FENERI MPOSHT BAYERNIN DHE SIGURON PLAY OFF-IN

Prishtinë(AsistiOnline) – Fenerbahçe e ka arritur një fitore me shumë vlera, dy xhiro para fundit të stinorit të rregullt në Euroligë.

Nën-dirigjimin e Nando DeColos, skuadra që po drejtohet nga Igor Kokoshkov, ka triumfuar ndaj Bayernit në udhëtim me rezultatin, 68-77 dhe ka siguruar fazën play off.

Individët më të spikatur në këtë fitore për Fenerin sonte ishin: Nando DeColo me 21 pikë, Marko Guduriç me 18 dhe Jan Veseley me 15 sosh.

Te Bayerni s’mjaftuan për fitore: Wade Baldwin me 20 pikë e as Paul Zipser me 12 sosh.

Tash, Feneri gjendet i 5-ti në tabelë me 20 fitore e 12 humbje. Ndërsa, Bayerni zbret në pozitën 6 me 19 fitore e 13 humbje.

Në xhiron e ardhshme e cila zhvillohet pas dy ditëve, Bayerni e pret Zalgirisin e Feneri e pret Barçën.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.