Basketboll

HARROJNË SHIJEN E HUMBJES, CLIPPERS FITOJNË PA PROBLEM EDHE NDAJ BUCKS

Prishtinë(AsistiOnline) – Los Angeles Clippers dominuan dhe triumfuan në një prej dueleve kryesore të natës së djeshme të ndeshjeve në NBA, duke mos e patur problem të mposhtin edhe një rival të vështirë në letër si Milwaukee Bucks.

Rezultati i këtij dueli ishte 105:129, teksa vetëm çereku i parë i takoi “Drerëve” me duelin që nga 10 minutëshi i dytë e tutje që u dominua prej Clippersave për të cilët plotë 4 lojtar shënuan mbi 20 pikë duke treguar këshut lojën e mirë ekipore që i karakterizon.

Leonard realizoi 25 pikë, Kennard 21 pikë 20 u realizuan edhe nga Jackson teksa padyshim ylli i papritur i natës ishte Marcus Morris Sr. që shënoi plotë 25 pikë nga të cilat katër treshe.

Rezultatet e ndeshjeve të tjera:

Indiana Pacers 124:132 Washington Wizards,

New Orleans Pelicans 115:109 Boston Celtics,

Minnesota Timberwolves 107:112 Brooklyn Nets,

Miami Heat 98:88 New York Knicks,

Toronto Raptors 104:118 Detroit Pistons,

Memphis Grizzlies 120:110 Houston Rockets,

Dallas Mavericks 127:106 Oklahoma City Thunder,

Sacramento Kings 132:115 San Antonio Spurs, 

Cleveland Cavaliers 75:114 Utah Jazz,

Chicago Bulls 102:116 Golden State Warriors. 

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=jW8Uah2lusk

Komentet janë të mbyllura.