Basketboll

DENVERI FITON NDESHJEN ATRAKTIVE KUNDËR PHILADELPHIAS!

Prishtinë(AsistiOnline) – Denver Nuggets kanë arritur edhe suksesin e radhës në mëngjesin e së mërkurës. Skuadra e drejtuar nga Michael Malone shënoi fitore të madhe në shtëpi përball një rivali të fortë si Philadelphia që përkundër mungesës së Embiid nuk u dorëzua asnjëher.

“Treshja” e madhe e Nuggetsë Murray, Porter Jr dhe Jokiq ishin ata që shkëlqyen në këtë duel. Jamaal Murray shënoi 30 pikë, Michael Porter Jr luajti me 27 pikë dhe 12 kërcime teksa edhe qendra serbe realizoi 21 pikë, 10 kërcime dhe 5 asistime.

Nga ana tjetër nuk është se tek Philadelphia u shqua ndonjë prej lojtarëve, me skuadrën që luajti shumë më miirë  kur lojtarët e stolit inkuadroheshin në lojë se sa kur 5-shja startuese luante.

Rezultatet e tjera të natës ishin këto:

Charlotte 114-104 Washington,

Atlanta 110-117 Phoenix,

Orlando 103-96 LA Clippers. 

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=izgKb46M3W0

Komentet janë të mbyllura.