RASHICA FLET PËR PËRBALLJEN VENDIMTARE NDAJ VËLLAZNIMIT NË FUNDJAVË
Prishtinë(AsistiOnline) – Ndihmës-trajneri i Sigal Prishtinës, Andin Rashica po e sheh si shumë vendimtare përballjen e kryeqytetasve me Vëllaznimin në fundjavë.
Në emisionin e fundit të ASISTIT, Rashica ka folur për rëndësinë që ka kjo ndeshje për ta dhe se besojnë në fitore, që do t’ju siguronte mbijetesën.
”Prej pas ndeshjes me Ponte Prizrenin ne menjëherë kemi filluar të përgatitemi për Vëllaznimin, tash secila loje eshte me e rëndesishme se tjetra, kjo është si finale para finales për neve, për faktin se i vetmi opsion me mbet në ligë janë këto dy ndeshjet e fundit me i fitu. Nuk jemi duke e menduar as play out-in e as rënien nga liga. Ne udhëtojmë për fitore, këtë e ndijmë përgjegjësi ndaj qytetarëve të Prishtinës, ndaj tifozëve tanë, Plisave dhe do tentojmë të japim maksimumin dhe të marrim fitore në Gjakovë”, tha Rashica.
Ndeshja ndërmjet Vëllaznimit e Prishtinës, luhet këtë të dielë në Gjakovë nga ora 19:00.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.