DRAMË E VËRTETË NË GJILAN, DRITA PËRMBYS NDESHJEN DY MINUTA PARA FUNDIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Ndeshja e xhiros së 17-të në Ligën e parë mes Dritës dhe Istogut e ka arsyetuar me plotë të drejtë epitetin e derbit.
2 minuta e gjysmë para fundit, Drita ishte në minus prej 10 pikësh, por pas një minute pushimi të kërkuar nga trajneri i vendasve, gjërat ndryshuan tërësisht dhe gjilanasit arritën ta mposhtë Istogun me përmbysje të madhe, 87-85.
Basketbollisti amerikan, Xzavier Barmore me 35 pikë, ishte larg më i dalluari në fitoren e Dritës sonte, ndihmuar edhe nga Qëndrim Demi me 23 pikë e Arian Mehmeti me double-double(15pk, 12krc).
Në anën tjetër te Istogu s’mjaftuan për fitore: Diamant Shabani me 21 pikë, Mirlind Zekaj me 20 pikë, Ardit Pepaj e Mirza Skrelja me nga 12 sosh.
Pas kësaj fitore, Drita do ta nisë ”play off”-in si lidere me 33 pikë, 16 fitore e 1 humbje. Ndërsa, Istogu mbetet i 2-ti me 31 pikë, 14 fitore e 3 humbje.
Në xhiron e fundit, Drita i shkon Vushtrrisë e Istogu e pret Prishtinën e Re.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.