Basketboll

LAJMI I FUNDIT: JEP DORËHEQJE KREU I FBK-SË ARBEN FETAHU

Prishtinë(AsistiOnline) – Dita e sotme në basketbollin e Kosovës, ka nisur me një lajm jo fortë të këndshëm për opinionin e basketbollit në vend.

Kryetari i deritanishëm i FBK-së, Arben Fetahu ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë që e mbante deri më tani dhe vendimin për tërheqje ia ka kumtuar edhe bordit të FBK-së.

Ende nuk dihet arsyjet e sakta të këtij vendimi të Fetahut, që ka befasuar tërë opinionin e basketbollit në vend, por që sigurisht do të publikohen ditëve në vijim.

Fetahu ishte rizgjedhur kryetar i FBK-së në Kuvendin Zgjedhor të FBK-së i mbajtur më 18 dhjetor të 2020-tës me 29 delegatë sa kishin qenë prezentë, ku që të gjithë ishin për, dhe me asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Fetahu fillimisht ishte zgjedhur kryetar i FBK-së në vitin 2018, duke zëvendësuar Erolld Belegun i cili poashtu kishte dhënë dorëheqje, ndëra në vitin 2020 e mori mandatin e plotë.

April-ililililili – Por, sigurisht kjo ishte vetem një shaka per faktin se sot është 1 prilli, që njihet botërisht si dita e shakave të tilla.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.