Basketboll

MILWAUKEE THELLON KRIZËN E LAKERS, NUK MJAFTOI DEBUTIMI I DRUMMOND!

Prishtinë(AsistiOnline) – Kryendeshja e ditës mes La Lakers dhe Milwaukee Bucks që u transmetua në Art Motion, përfundoi në të mirë të “Demave” me rezultat 112-97. 

Ishte kjo ndeshja e 6 nga 7 të fundit që Lakers shënon 101 apo më pak pikë, gjë që tregon më së miri ndikimin që ka LeBron James dhe Anthony Davis.

Edhe pse Andre Drummond me skuadrën, kjo nuk e ndali Milëaukeen që të dominoj pothuajse të gjithë ndeshjen. 

Çereku I parë I takoi Lakers dhe 36 minutat tjerë ishin dominues për “Demat” e lindjes. Më I miri, me double double numër 32 këtë sezon ishte I zakonshmi Giannis Antetokounmpo me 25 pikë e 10 kërcime. Përndyshe kjo ishte edhe hera e 22 në këtë sezon për grekun e frikshëm që arrin të shënoj mesatarisht 25 pikë e 10 kërcime në ndeshje.

Përkrahu i qëndroi Jrue Holiday që ishte koshashënuesi më I mirë me 28 pikë dhe kontriboi me 8 kërcime e 6 asitime.

Te Lakers u dallua Montrezl Harrell me 19 pikë e 5 kërcime.

Interesante në këtë ndeshje ishte se vëllëzërit Antetokounmpo, me Giannis, Thanasis dhe Kostasin u bënë treshja e dytë e vëllëzërve në histori që luajnë në një ndeshje pas vëllëzërve Holiday në vitin 2019.

Me këtë fitore, Milwaukee mbetet në vendin e tretë me 30 fitore e 17 humbje, po aq sa ka Lakers në perëndim, por është një pozitë më poshtë.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=Q0jrxSEAsZE

Komentet janë të mbyllura.