Basketboll

PRISHTINA E RE FITON THELLË, AFËR SIGURIMIT TË MBIJETESËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Prishtinës së Re e ka realizuar një fitore shumë domethënëse në xhiron e parafundit në Ligën e parë.

Kryeqytetasit kanë arritur që në shtëpi të mposhtin ish-anëtarin e Superligës, Feronikelin me rezultat tejet të thellë, 93-47.

Mergim Jakupi me double-double(36pk, 11krc), Art Islamaj me 19 pikë dhe Luftim Cikaqi me 10 sosh, ishin individët më të dalluar në këtë fitore të prishtinasve.

Te Feronikeli, Altin Selmancena realizoi 14 pikë e Valdet Shala shtoi 11 sosh.

Me këtë fitore, prishtinasit ngriten së paku përkohësisht në pozitën e 7-të me 21 pikë, 4 fitore e 13 humbje. Ndërsa, Feronikeli është pranë rënies në Ligën e dytë, sepse mbetet i fundit në tabelë me 19 pikë, 3 fitore e 13 humbje dhe 1 ndeshje më pak.

Në xhiron e fundit, Prishtina e Re ndeshet me Istogun e Feronikeli me Lipjanin.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.