KBF BASHKIMI MPOSHT VËLLAZNIMIN DHE E PARALAJMËRON PËR PLAY OFF
Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Bashkimi e ka mbyllur stinorin e rregullt në Superligën e Femrave me fitore tejet të thellë.
Vashat prizrenase kanë triumfuar si vendase ndaj Vëllaznimit të Gjakovës me rezultat, 85-70.
Ndeshja nuk kishte histori të madhe, për faktin se vendaset e dominuan ndeshjen nga fillimi e deri në fund dhe në mënyrë rutinore arritën fitore edhe pse kjo ndeshje u cilësua si derbi i xhiros, nuk e arsyetoi fare këtë epitet.
Katër basketbolliste arritën pikë dyshifrore në fitoren e Bashkimit sonte: Saranda Daci me double-double(32pk, 16krc), Irma Konjusha me 15 pikë, Aisha Balarabe me double-double(14pk, 17krc) dhe Jeta Zeka me 10 pikë.
Te Vëllaznimi si zakonisht u dalluan dy amerikanet: Ravena Baker me double-double(30pk, 10krc), Sarah Mgbeike poashtu me double-double(16pk, 10krc), si dhe Diellza Leti që realizoi 14 pikë.
Bashkimi mbyllë stinorin e rregullt me 18 fitore e 2 humbje dhe e nisë ”play off”-in si lider. Në anën tjetër, Vëllaznimi e mbyllë 12 fitore e 8 humbje në pozitën e 4-të.
Bashkimi dhe Vëllaznimi do të ballafaqohen edhe në gjysmëfinale të ”play off”-it.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.