Basketboll

KBF SHKUPI ME DY TRANSFERE TË HUAJA

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra shqiptare, Shkupi që garon në elitën femërore të basketbollit nga Maqedonia Veriore, është përforcuar me dy lojtare të huaja.

Vashat shkupjane do të kenë në ekip nga tash e tutje, dy basketbollistet e huaja, Allison Johnson dhe Merjema Bucuk të cilat pritet të japin kontribut të çmuar në ekipin shqiptar.

Alison Johnson është e njohur për publikun kosovar, pasiqë deri më tani është paraqitur për skuadrën e Trepçës në elitën femërore kosovare dhe e cila luan në pozitën e plejmejkeres.

Ndërsa, Bucuk me prejardhje nga Bosnja, luan në pozitën e qendrës me gjatësi 1.86cm.

Drejtuesit e skuadrës shqiptare e kanë ofertuar edhe njërin prej trajnerëve më të trofeshëm kosovarë, Fabian Gjuka, por që ky i fundit ende nuk ju ka kthyer përgjigjje.

Skuadra e Shkupit në Maqedoninë Veriore, udhëheqet nga ish-basketbollisti i spikatur shkupjan, Enver Miftari i cili ka luajtur për një kohë të gjatë në basketbollin kosovar.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.