BECIRAGIC E RADOVIC SOT PËRBALLEN ME SKUADRAT QË DIKUR I UDHËHOQËN NË FINALE
Prishtinë(AsistiOnline) – Përballja e parë e xhiros së 27-të në Superligën e Kosovës, zhvillohet sot ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Pejës.
Ky duel pritet të jetë i veçantë, për faktin se trajnerët aktualë të dyja skuadrave, dikur udhëheqnin pikërisht me ekipet që sot do ti kenë kundërshtarë, madje me trajnerët e njejtë por në tabore të kundërta.
Adis Beciragic në stinorin e kaluar e udhëhoqi Pejën në finale të Kupës së Kosovës, pikërisht ndaj skuadrës që e udhëheq tash, Golden Eagle Ylli që atë kohë e kishte trajner, Dragan Radovicin që tash po e ushtron rolin e kryetrajnerit po te Peja.
Në finalen e Kupës së Kosovës e zhvilluar më 15 shkurt 2020, Peja e kishte fituar këtë trofe nën-drejtimin e Adis Beciragicit, duke mposhtur në finale 79-64, pikërisht Yllin që tash e udhëheq, Beciragic. Si për koiqidencë atë kohë me Yllin udhëheqte, Radoviç që tash është trajner te Peja.
Lojtarët më të dalluar në këtë finale të zhvilluara para më shumë se një viti ishin: Nigel Jonson(që tash luan te Prishtina) me 20 pikë e 11 asistime te Peja, ndërsa te Ylli, Semir Zekiqi me 22 pikë.
Të shohim se kujt do ti takojë beteja e trajnerëve që dikur shërbenin në taboret e kundërta të ekipeve që ndeshen sot.
Ylli dhe Peja, luajnë sot nga ora 17:00.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.