Basketboll

TREPÇA MPOSHT RAHOVECIN, SIGURON PLAY OUT-IN E MBETET NË GARË PËR PLAY OFF

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Trepçës e ka arritur një fitore me shumë vlera, sonte në ‘konakun’ e vet në Mitrovicë ndaj Rahovecit.

‘Vreshtarët’ kanë arritur të triumfojnë ndaj ‘vreshtarëve’ me rezultat tejet të ngushtë, 71-60.

Në fakt ‘xehtarët’ e nsin që në start më mirë se mitrovicasit, duke fituar periodën e parë, 19-10. Përderisa, Rahoveci u këndell shpejtë dhe fitoi të dytin, 17-23 e pjesa e parë e ndeshjes u mbyll tepër ngushtë 36-33 në të mirë të vendasve.

Në pjesën e dytë, Rahoveci arriti të fitojë edhe çerekun e tretë, 12-15, kjo bëri që perioda vendimtare të nisë baraz, 48-48. Trepça arriti që ta rikthejë lojën e mirë të çerekut të parë, tek në çerekun e katërt(23-12) dhe që ishte vendimtar për këtë fitore.

Dino Butorac ishte individi më i dalluar në fitoren e ‘minatorëve’ sonte me 23 pikë e 9 kërcime, Drilon Hajrizi pati 18 pikë, Stavros Toutziarakis shtoi 12 e Besnik Azemi 10 sosh.

Te Rahoveci vetëm dy basketbollistë arritën pikë dyshifrore: Darrell Davis(16) e Arian Qallaku(13).

Pas kësaj fitore, Trepça kalon së paku përkohësisht në pozitën e 5-të me 38 pikë, 11 fitore e 16 humbje. Ndërsa, Rahoveci bie në pozitën e 3-të me 44 pikë, 17 fitore e 10 humbje.

Në xhiron e fundit, Trepça ndeshet me Ponte Prizrenin në udhëtim e Rahoveci luan në shtëpi ndaj Yllit.

/AsistiOnline.com/ 

 

Komentet janë të mbyllura.