Basketboll

YLLI – PEJA, DUEL I TRAJNERËVE ME ISH-SKUADRAT

Prishtinë(AsistiOnline) – Golden Eagle Ylli dhe Peja, është dueli hapës i xhiros së 27-të në elitën e basketbollit të Kosovës te meshkujt.

Therandasit ndodhen në vendin e tretë me 42 pikë, kurse pejanët renditen në vendin e katërt me 40. Ylli do të mundohet të sigurojë dy vendet e para në renditje, kurse pejanët do të jenë më të relaksuar, pasi kanë siguruar vendin e katërt.

Në këtë sfide bie në sy, përballja e trajnerëve me ish-skuadrat, Adis Beciragic që stinorin e kaluar e udhëhoqi Pejën e Dragan Radovic që trajnoi te Ylli.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat dhe zyrtarët e ndeshjes, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Platformën më ekskluzive në vend, Art Motion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Superliga – Java 27

E shtunë

17:00 Ylli – Peja.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.