Basketboll

NDESHJE JETIKE, VËLLAZNIMI APO PRISHTINA NË LIGËN E PARË?

Prishtinë(AsistiOnline) – Padyshim që ndeshja më e rëndësishme e stinorit të rregullt në edicionin e sivjetmë të Superligës së Kosovës, zhvillohet sonte në Gjakovë.

Sfidë e ‘zjarrtë’ pritet të zhvillohet në ”Shani Nushi” të Gjakovës, ndërmjet Vëllaznimit dhe Prishtinës, dy skuadra që nuk kanë rezultate të dëshirueshme në Superligë dhe sonte do ta kërkojnë mbetjen në elitë me fitore.

Të dy kanë nga 35 pikë, duke u renditur në vendin e shtatë, përkatësisht të tetë dhe do të jetë përballje direkte për të mos rënë nga Superliga. Cili do ekip që fiton e siguron së paku, ”play out”-in.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat dhe zyrtarët e ndeshjes, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Platformën më ekskluzive në vend, Art Motion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Superliga – Java 27

E dielë

19:00 Trepça – Rahoveci.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.