Basketboll

SFIDA E PARË E DITËS ME RIVALËT LOKALË NGA PRIZRENI

Prishtinë(AsistiOnline) – Sfida e parë e ditës në elitën e basketbollit kosovar te meshkujt, luhet në ”Sezai Surroi” të Prizrenit.

Bëhet fjalë për derbin prizrenas mes Bashkimit dhe Ponte Prizrenit. Bashkimi renditet në vendin e pestë me 37 pikë, kurse Ponte në vendin e parë me 44 pikë.

Bashkimi me fitore eventuale e siguron një vend në ”play off”, ndërsa për Ponte Prizrenin do të jetë ndeshje pa peshë, për faktin se e ka siguruar vendin e parë në tabelë.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat dhe zyrtarët e ndeshjes, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Platformën më ekskluzive në vend, Art Motion, si dhe Klan Kosova, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Superliga – Java 27

E dielë

17:00 Bashkimi – Ponte Prizreni.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.