Basketboll

BECIRAGIC: MË LEHTË SE QË PRITËM, TASH FOKUSOHEMI NË NDESHJET E TJERA

Prishtinë(AsistiOnline) – Kryetrajneri i Golden Eagle Yllit, Adis Beciragic ka folur për fitoren që skuadra e tij e ka arritur ndaj Prishtinës në çerekfinale të Ligës Unike.

Boshnjaku që drejton Yllin në tri ndeshjet e fundit, tha se e kishin më të lehtë se që ishte paramenduar, por kanë ende gabime që duhet ti përmirësojnë dhe këtë gjë do ta bëjnë.

Ishte një ndeshje më e lehtë se që pritëm, ngase nuk luajtën amerikanët te Prishtina, përmirësuam disa gabime nga ndeshjet e kaluara, por jo të gjitha e duhet të punojmë shumë dhe besoj se do ja arrijmë. Sa i përket gjysmëfinales me Goga Basketin sot e pash ndeshjen e tyre ndaj Tiranës dhe pak a shumë kemi ide se ku mund ti sulmojmë javën e ardhshme”, potencoi Beciragic.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.