KBF BASHKIMI E NISË ”PLAY OFF”-IN ME FITORE BINDËSE
Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Bashkimi e ka nisur bindshëm ”play off”-in e Superligës së Femrave.
Vashat prizrenase kanë triumfuar si vendase ndaj atyre gjakovare me rezultat final, 99-71.
Skuadra prizrenase arriti që ta dominojë pothuajse tërësisht ndeshjen(27-7, 28-6, 29-11) me përjashtim të çerekut të dytë(15-27) dhe fitorja në fund erdhi me meritë.
Katër basketbolliste arritën pikë dyshifrore në fitoren e Bashkimit sonte: Aisha Balarabe me double-double(34pk, 22krc), Saranda Daci me 27 pikë, Irma Konjusha me triple-double(17pk, 12krc, 10 ast) dhe Jeta Zeka me double-double(10pk, 12krc).
Te Vëllaznimi me lojë të mirë u dalluan, Raven Baker me 34 pikë, Sarah Mgbeike me double-double(17pk, 11krc) e Gresa Berisha me 12 pikë.
Me një fitore eventuale në ndeshjen e dytë, Bashkimi mund të kualifikohet në finale të ”play off”-it të Superligës së Femrave.
Ndeshja e dytë pritet të zhvillohet gjatë vikendit që po vjen.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.