Basketboll

PËR DY SEZONE RRESHT, LIPJANI BIE NË DY RANGJE MË POSHTË

Prishtinë(AsistiOnline) – Me humbjen e pësuar nga Feronikeli gjatë kësaj mesjave, KB Lipjani edhe zyrtarisht ka rënë në Ligën e dytë të Kosovës.

‘Industrialistët’ kanë triumfuar në derbin e skuadrave nga fundi i tabelës dhe i kanë shpëtuar së paku rënies direkte, përderisa e kanë dërguar skuadrën e Lipjanit edhe zyrtarisht në Ligën e dytë.

Vlen të ceket se klubi i Lipjanit për dy sezone me rradhë, ka rënë në dy rangje më poshtë. Fillimisht vitin e kaluar me vendim të bordit të FBK-së, lipjanasit u larguan nga Superliga, ndërsa sivjet bien edhe nga Liga e parë.

Të kujtojmë se kjo ishte xhiro e fundit e stinorit të rregullt në Ligën e parë dhe nga java e ardhshme do të zhvillohet ”play offi” për Superligë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.