RIKTHEHET DURANT, BROOKYLN DEMOLON PELIKANËT E NEW ORLEANSIT!
Prishtinë(AsistiOnline) – Në rikthimin e Kevin Durantit për skuadrën e Brooklyn Nets, këta të fundit dominuan totalisht Neë Orleans Pelicans duke e mposhtur me rezultat 139-111.
Ndeshja që u zhvillua në mëngjesin e hershëm të ditës së sotme, që u transmetua në Art Motion, filloi e balancuar në çerekun e parë, që përfundoi me rezultat 36-33 në të mirë të Netsave. Por nga çereku i dytë e tutje, djelmoshat e Steve Nash u motivuan nga inkuadrimi i Kevin Durant pas 23 ndeshje mos lojë, për ti shkatërruar kundërsharët e New Orleansit.
Epërsia më e thellë në këtë ndeshje u arrit në çerekun e katërt kur epërsia për nikoqirët ishte +38 pikë.
Bie në sy performanca e Durant që në 18 minuta lojë ishte 100% i saktë në gjuajtjet për dy pikë, tri pikë dhe nga gjuajtjet e lira duke shënuar 17 pikë, 7 kërcime e 5 asistime. Përndryshe koshashënuesi më i mirë për Brooklyn ishte Kyrie Irving me 24 pikë e 6 asistime.
Vlen të ceket se në përfundim të dy çerekëve të parë, Brooklyn Nets kishte shënuar 79 pikë kundër Pelikanëve që ishte më e larta në këtë sezon nga ndonjë skuadër që arrin shifër të tillë brënda 24 minutave të para.
/AsistiOnline.com/
https://www.youtube.com/watch?v=oIKF6K3HfBA
Komentet janë të mbyllura.