Basketboll

PRIZRENASIT PA PRESION DHE ‘MINATORËT’ PËR PLAY OFF, HAPIN XHIRON E FUNDIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e fundit e stinorit të rregullt në Superligën e Kosovës te meshkujt, hapet sot në Prizren me një ndeshje tejet interesante.

Ponte Prizreni që ka siguruar vendin e parë do të përballet me Trepçën që po e kërkon ”play off”-in e që ndodhet në vendin e pestë me 38 pikë, aq sa ka edhe Bashkimi dhe një më shumë se Sigal Prishtina, që renditet e shtata.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat dhe zyrtarët e ndeshjes, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Platformën më ekskluzive në vend, Art Motion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Superliga – Java 28

E shtunë

17:00 – Ponte Prizreni – Trepça.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.