Basketboll

SOT DERBI RAJONAL QË PËRCAKTON POZITËN E DYTË

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë ditës së sotme zhvillohet ndeshja e parafundit e sezonit të rregullt në Superligën e Kosovës te meshkujt dhe derbi i kësaj xhiro.

Rahoveci dhe Golden Eagle Ylli përballen në duelin direkt për vendin e dytë. Ku deri tani të dy skuadrat kanë grumbulluar nga 44 pikë dhe është përballje vendimtare për pozitën e dytë që siguron gjysmëfinale e “Play-off”-it.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat dhe zyrtarët e ndeshjes, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Platformën më ekskluzive në vend, Art Motion, si dhe në Klan Kosova nën-komentimin e Agon Fehmiut, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Superliga – Java 28

E dielë

17:00 – Rahoveci – Ylli.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.