MUNGESA TE KBF BASHKIMI PARA DUELIT NDAJ VËLLAZNIMIT?
Prishtinë(AsistiOnline) – Sot luhet dueli i dytë gjysmëfinal i ”play off”-it të Superligës së Femrave, mes Vëllaznimit dhe Bashkimit.
Vashat gjakovare dhe ato prizrenase, takohen sonte nga ora 16:00 në Gjakovë.
AsistiOnline.com ka mësuar se te Vëllaznimi nuk do të ketë mungesa, ndërsa te Bashkimi janë ende në mëdyshje, Saranda Daci e Irma Konjusha por që pritet të luajnë. Ndërsa, Marigona Rushiti do të mungojë edhe në këtë duel, ndërsa nga e mërkura i fillon stërvitjet.
Bashkimi e fitoi ndeshjen e parë ndaj Vëllaznimit dhe me fitore eventuale sot, kalon në finale.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.