Basketboll

PENZA NË FINALE TË SUPERLIGËS – PAS TRE STINORËVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Penza e Pejës është skuadra e dytë finaliste e ”Play Off”-it të Superligës së Femrave, pas fitores së sontme ndaj Prishtinës.

Vashat pejane kanë arritur që të mposhtin edhe në ndeshjen e dytë, Prishtinën edhe pse me dramë të vërtetë, por ia dolën me vetëm një pikë diferencë 87-86.

Prishtina e filloi më mirë takimin, duke fituar dy çerekët e parë (21-24, 19-27) dhe shkoi në pushim me avantazh dyshifror 40-51. Ndërsa në pjesën e dytë, Penza u këndell duke arritur që fillimisht ta fitojë çerekun e tretë 20-17, në periodën e fundit(27-18) dhe vendimtare u zhvillua luftë e vërtetë, madje fituesi u përcaktua me shënimin e amerikanes, Cooper për 2 pikë në depërtim dhe ky shënim ia solli fitoren e madhe Penzës.

Veteranja e Penzës, Valbona Bytyqi e lënduar por jo e dorëzuar, besoni apo jo realizoi plotë 34 pikë, 7 kërcime e 4 vjedhje topash në këtë duel e ndihmuar edhe nga Gabrielle Cooper me double-double(18pk, 12krc), si dhe Arbnore Përçuku me 12 sosh.

Te Prishtina s’mjaftuan për fitore: Enisa Kamerolli me 25 pikë, Enxhi Xhanaj me 22 pikë, Alexis Tolefree me 16 e Era Shatri me 15 sosh.

Me këtë fitore, Penza kalon në finale të Superligës së Femrave, duke mposhtur Prishtinën në gjysmëfinale me seri 2-0 dhe në finalen e madhe do të takohet me Bashkimin që poashtu mposhti Vëllaznimin 2-0.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.