Basketboll

‘SHITET’ EDHE BILETA E FUNDIT PËR ”PLAY OFF” TË EUROLIGËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Nata e sontme e ka përcaktuar edhe biletën e fundit për ”play off”-in e garës më të fortë të basketbollit në Evropë.

Zeniti i Shën Petersburgut e ka fituar thellë përballjen vendimtare ndaj Panathinaikosit me rezultat të përgjithshëm 112-83, duke ja shuar shpresat Valencias për plasman eventual në ”play off”.

Kevin Pangos me 33 pikë e 11 kërcime, ishte i jashtëzakonshëm në fitoren e rusëve sonte.

Ndërsa te Pana u dallua, Nemanja Nedovic me 20 pikë.

Me këtë fitore që është e 20-ta sezonale, karshi  14 humbjeve, Zeniti do të kyçet në ”play off” si skuadra e 8-të dhe do të përballet në raundin e parë me Barcelonën(lideren e tabelës).

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.