Basketboll

SQARIM: KUSH ME KË LUAN NË “PLAY OFF” TË SUPERLIGËS – KOMPLET SISTEMI

Prishtinë(AstistiOnline) – Pas përfundimit të stinorit të rregullt në Superligën e Kosovës te meshkujt në opinion janë krijuar paqartësi tejet të mëdha me renditjen tabelare dhe sistemin e ”play off”-it.
 
Tërë këto paqartësi mund të jenë shkak i faktit që ‘lëmsh’ i tillë në basketbollin e Kosovës, thuhet të mos ketë ndodhur asnjëherë në histori, ku të gjitha skuadrat kanë luftuar shumë dhe kanë rrezikuar seriozisht, secila – secilën.
 
Në lidhje me qartësimin e situatës, se kush me kë do të luajë në ”play off”, AsistiOnline.com ka komunikuar me zyrtarët e FBK-së, të cilët e kanë sqaruar gjendjen dhe mund ta lexoni në vijim:
 
SISTEMI PLAY OFF 2021 – FIVE STAR SUPERLIGA
 
Në raundin e parë ekipet do të ndeshen 3-6(Ylli – Bashkimi) dhe 4-5(Peja – Prishtina) deri në dy fitore, kurse ekipet e renditura në pozitat 1(Ponte Prizreni) dhe 2(Rahoveci) në raundin e parë do të pauzojnë dhe në gjysmëfinale do të takohen me ekipet nga renditja 3/4/5/6. Ndeshjet e ”play off”-it do të zhvillohen të dielën, të martën dhe të premten në vazhdimësi pa ndërprerje nëse nuk vjen deri te zhvillimi i ndeshjes se fundit Konform PG .
 
Skuadra e cila renditet si e shtata në tabelë(Trepça) në fund të edicionit të rregullt do të luajë në ”play out” me finalistin e Ligës se Parë në dy ndeshje dhe anëtar i ri i FIVE STAR Superligës së Kosovës do të shpallet ekipi, i cili nga dy ndeshjet ka rezultatin më të mirë në koshdallim.
 
Gjysmëfinalet e ”play-off”-it zhvillohen sipas formulës 1(Ponte Prizreni)vs 4-5(Peja-Prishtina), 2 vs 3-6(Ylli-Bashkimi). Plasmanin në finale e siguron ekipi që i pari arrin 3 fitore. Gjysmëfinalet zhvillohen sipas formatit 2-2-1 dhe epërsinë e terrenit vendës e ka ekipi më lartë i plasuar në edicionin e rregullt.
 
 
Në finale të ”play-off”-it takohen ekipet fituese të gjysmëfinaleve. Kampion i FIVE STAR Superligës shpallet ekipi që i pari arrin tri fitore. Finalja e ”play-off”-it zhvillohet sipas formatit vajtje – ardhje. Përparësinë e terrenit vendës e ka ekipi që ka qenë më mirë i ranguar në sezonin e rregullt dhe luan si vendas në ndeshjet 1 dhe 3 dhe ndeshjen eventuale 5. Ndeshjet e ”play off”-it do të zhvillohen të dielën, të martën dhe të premten në vazhdimësi pa ndërprerje nëse nuk vjen deri te zhvillimi i ndeshjes së fundit Konform PG.
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.