DRAMË E MADHE NË DURRËS, PEJA NË FINALE TË LIGES UNIKE
Prishtinë(AsistiOnline) – Peja është skuadra e parë finaliste e Ligës Unike të basketbollit mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Pejanët kanë arritur të triumfojnë me shumë telashe në gjysmëfinale, duke mposhtur Rahovecin me rezultat final 71-73.
Rahoveci e nisi më mirë duelin, duke e fituar ngushtë çerekun e parë 17-15 e më pas Peja u këndell duke triumfuar në çerekun e dytë 16-20 dhe shkoi në pushimin mes pjesëve me avantazh 33-35.
Pjesa e dytë nisi shumë më mirë për Pejën që e fitoi thellë çerekun e tretë 13-30. Ndërsa në periodën e fundit, Rahoveci u këndell përsëri, duke e fituar çerekun 25-8, por nuk arriti ta përmbysë rezultatin për dy pikë edhe pse Darrell Davis me gjuajtje për dy dhe tre, kishte mundësinë t’ja fitonte ndeshjen Rahovecit, por nuk arriti të shënojë.
Vetëm tre basketbollistë arritën pikë dyshifrore në fitoren e Pejës sot: Brandon Walters me double-double(20pk, 11krc), Lis Shoshi me double-double(18pk, 10krc) dhe A.J Walton me 18 sosh.
Te Rahoveci s’mjaftoi për fitore, Darrell Davis me 35 pikë, por as Ed Daniel me 12 e Arian Qallaku që shtoi 11 sosh.
Me këtë triumf, Peja arrin finalen e Ligës Unike, atje ku e pret fituesin e duelit, Goga Basket – Ylli.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.