Basketboll

GJYSMËFINALJA E DYTË MES DURRSAKËVE DHE THERANDASVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjysmëfinalja e dytë e Ligës Unike, zhvillohet poashtu sot në Palestrën e njejtë ”Dhimitraq Goga” në Durrës.

Goga Basket pasi mundi Tiranën do të ballafaqohet me Golden Eagle Yllin, që mundi Sigal Prishtinën. Ky duel pritet të jetë shumë interesant, duke marrë parasysh cilësitë e dy skuadrave.

Goga për synim të fitojë çdo trofe të mundshëm këtë edicion, kurse Ylli, që ka bërë shumë investime e dëshiron trofeun e parë të Ligës Unike, që njëkohësisht do të ishte trofeu i parë në histori të klubit.

Për shkak të masave anti-Covid, takimi do të zhvillohet pa praninë e tifozëve, përkundër interesimit të jashtëzakonshëm.

Ndeshja do të nisë nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Platformën më ekskluzive në vend, Art Motion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

 

Komentet janë të mbyllura.