Basketboll

MVP I FINALES HISTORIKE FLET PËR ASISTIN: LUFTUAM SHUMË DHE ARRITËM TROFEUN

Prishtinë(AsistiOnline) – MVP i finales së sontme të Ligës Unike, Erjon Kastrati ka folur për AsistiOnline.com pas fitimit historik të këtij trofeu nga skuadra e Yllit.

Kastrati ka thënë se ishte një ndeshje shumë e vështirë, duke cekur mungesën e Dardan Berishës në taborin kundërshtarë, teksa shtoi se lufta e madhe ju solli trofeun.

Ndeshje shumë e vështirë, sikurse çdo finale tjetër. Sigurisht mungesa e Dardan Berishës është vërejtur shumë. Ne luftuam 40 minuta dhe në fund besoj që me shumë meritë triumfuam”, u shpreh Kastrati që sivjet erdhi te Ylli me shumë bujë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.