Basketboll

RAHOVECI FITON DHE MBYLL LIGËN UNIKE NË POZITËN E TRETË

Prishtinë(AsistiOnline) – Rahoveci e ka mposhtur Goga Basketin në ndeshjen për pozitën e tretë në Ligën Unike të basketbollit.

Me shifrat 81-74, Rahoveci triumfoi ndaj skuadrës durrsake sot.

‘Vreshtarët’ e kanë dominuar ndeshjen përballë Gogës, duke fituar fillimisht çerekun e parë 25-21. Ndërsa në çerekun e dytë, Goga paska u këndell dhe fitoi këtë periodë 16-19 e skuadrat shkuan në pushim me rezultatin 41-40 në të mirë të Rahovecit.

Rahoveci e nisi më mirë edhe pjesën e dytë, duke fituar çerekun e tretë 22-17 e poashtu edhe të katërtin minimalisht 18-17, duke fituar ndeshjen me meritë.

Marvin Jones ishte më i dalluari në fitoren e Rahovecit sonte, ndihmuar edhe nga Ed Daniel me 16 pikë, Altin Morina e Darrell me Davis me nga 13, si dhe Edmond Kryeziu që shtoi 12 sosh.

Te Goga s’mjaftuan për fitore: Milic Blagojevic me 22 pikë e Endrit Hysenagolli me 20 sosh.

Me këtë fitore, Rahoveci mbylli Ligën Unike të basketbollit për këtë edicion në pozitën e tretë, ndërsa Goga në të katërtin.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.