AS PRISHTINA BARAZON SERINË GJYSMËFINALE TË LIGËS SË PARË
Prishtinë(AsistiOnline) – As Prishtina e ka barazuar serinë gjysmëfinale të ”play off”-it të Ligës së parë ndaj Istogut.
Kryeqytetasit kanë triumfuar në shtëpi ndaj mysafirëve me rezultat 84-76.
Rrjedha e ndeshjes ishte tejet interesante me Istogun që mbylli pjesën e parë në avantazh, 38-42. Ndërsa, As Prishtina u rikthye në lojë në pjesën e dytë, duke fituar dy periodat vendimtare(20-16, 26-18) të cilat edhe ju sollën fitoren e merituar.
Ermir Gashi me double-double(23pk, 15krc), ishte basketbollisti më efikas te As Prishtina sonte i ndihmuar edhe nga Rron Kurti me 21 pikë, Dardan Sejdiu me 14, Alban Latifaj me 11 e Don Polloshka me 10 sosh.
Te Istogu s’mjaftuan për fitore, Diamant Shabani me 17 pikë, Ardit Pepaj me 13 e Mirza Skrelja me 12 sosh.
Me këtë fitore të As Prishtinës, seria gjysmëfinale barazohet në 1-1 dhe fituesi përcaktohet në ndeshjen e tretë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.