DONCIC I JASHTËZAKONSHËM, SHËNON TRESHE TË PABESUESHME PËR FITOREN E DALLASIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Luka Doncic vazhdon të impresionojë me lojërat e tij në NBA.
�
Slloveni kësaj rradhe i ka siguruar Dallasit një fitore të madhe me shënim senzacional dhe tepër të vështirë, që mund ta shihni më poshtë në video.
�
Dallasi arriti të mposhtë Memphisin me rezultat të ngushtë 113-114 dhe atë vetëm falë Doncicit i cili realizoi 29 pikë, 9 asiste e 5 kërcime, por edhe koshin vendimtar në këtë duel.
�
Tek Memphisi s’mjaftoi për fitore, Grayson Allen me 23 pikë.
�
Të dyja skuadrat gjenden në Perëndim, ndërsa Dallasi me këtë fitore gjendet i 7-ti me 30 fitore e 24 humbje. Ndërsa, Grizzlies gjenden menjëherë pas tyre si të 8-tit me 27 fitore e 26 humbje.
�
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.