Basketboll

DRITA NË FINALE TË LIGËS SË PARË

Prishtinë(AsistiOnline) – RC Cola Drita është skuadra e parë finaliste e ”play off”-it Ligës së parë te meshkujt.

Gjilanasit kanë arritur që të mposhtin edhe në gjysmëfinalen e dytë, Marigona Hill Prishtinën me rezultat 69-89, për të siguruar finalen e madhe.

Katër basketbollistë arritën pikë dyshifrore në fitoren e Dritës: Xzavier Barmore me 23 pikë, Bardh Jakupi me 17, Arian Mehmeti me 15 e Rinor Ahmeti me 11 sosh.

Te MH Prishtina me lojë të mirë u dalluan, Arbnor Haliti me 17 pikë e Drilon Shala me 13 sosh.

Me këtë fitore, Drita kalon në finalen e madhe të Ligës së parë me seri 2-0 ndaj MH Prishtinës dhe në finale e pret, fituesin e duelit, Istogu – As Prishtina.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.