E TRETA E VËRTETË, NDEZI!
Prishtinë(AsistiOnline) – KB Golden Eagle Ylli dje u shpall kampion i Ligës Unike të basketbollit mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Në fakt, therandasit me triumfin e djeshëm në këtë garë, shkruajtën historinë e klubit por edhe atë shqiptare, për dy arsyje.
E para, sepse fituan trofeun e parë zyrtar në historinë 46 vjeçare të klubit të Yllit dhe e dyta, sepse fituan trofeun e parë në histori të Ligës Unike e cila u themelua vitin e kaluar dhe u jetësua sivjet.
Në fakt kjo ishte finalja e tretë rresht për Yllin, që po tentonte fitimin e një trofeu dhe shkrimin e historisë dhe më në fund e gjeti ‘formulën’.
Vitin e kaluar, therandasit u patën mposhtur në finale të Kupës së Kosovës, pikërisht nga Peja dhe trajneri që sot e drejton Yllin. Ndërsa, sivjet Ylli u mposht poashtu në finale të Kupës së Kosovës nga Prishtina.
Por në herën e tretë dhe me në krye, Adis Beqiragicin, nuk gabuan dhe arritën trofeun e shumëpritur i cili ësht i pari në historinë e klubit.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.