Basketboll

PENZA FITON THELLË FINALEN E PARË NDAJ BASHKIMIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Penza e ka fituar me plotë meritë përballjen e parë finale në Superligën e Femrave, duke mposhtur Bashkimin e Prizrenit.

Vashat pejane kanë triumfuar ndeshjen e parë finale ndaj Bashkimit, madje në udhëtim dhe me rezultat tejet të thellë përfundimtar, 63-84.

Që në start, Penza tregoi se e do më shumë fitore, duke fituar dy periudhat e para të takimit(9-19, 15-17) dhe shkoi në pushim me avantazh 24-36. Ndërsa në fillim të pjesës së dytë, Bashkimi u duk se u këndell, sepse fitoi çerekun e tretë, 23-15, por Penza u rikthye te loja e mirë në periodën vendimtare, duke e fituar atë(16-33) dhe që në fund ia solli fitoren e merituar.

Gabrielle Cooper ishte lojtarja më e dalluar në fitoren e Penzës sonte me plotë 32 pikë, 7 kërcime e 8 vjedhje topash e ndihmuar edhe nga Arbnore Përçuku me 18 pikë dhe Ashlie Howell e Valbona Bytyqi me nga 12 sosh.

Te Bashkimi vetëm Saranda Daci arriti pikë dyshifrore: gjithsejt 27 dhe 14 kërcime.

Me këtë fitore, Penza e merr avantazhin e serisë finale 1-0 ndaj Bashkimit dhe ndeshja e rradhës pritet të zhvillohet gjatë vikendit në Pejë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.