Basketboll

VJET ME PEJËN E SIVJET ME YLLIN, BEQIRAGIQ FLET PËR ASISTIN DHE TREGON SEKRETIN E SUKSESIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri aktual i Golden Eagle Yllit, Adis Beqiragiq dje defintivisht ka hyrë në historinë e basketbollit kosovar dhe mbarëshqiptarë, pasi dje fitoi titullin e parë të Ligës Unike mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Trajneri nga Bosnja që edhe vitin e kaluar fitoi trofe në basketbollin e Kosovës, madje pikërisht me Pejën e kishte mposhtur pikërisht Yllin në finale të Kupës së Kosovës, por kur kthehemi afro një vit më pas nga ajo kohë, Beqiragiq u rikthye në Kosovë dhe pikërisht në stolin e Yllit e mposhti në finale ish-skuadrën.

Pas tërë këtyre sukseseve në basketbollin e Kosovës me skuadrat e tona, 50 vjeçari nga Sarajeva ka folur ekskluzivisht për AsistiOnline.com, duke ju falenderuar njerëzve këtu për përkrahjen e madhe, por njëkohësisht edhe duke shprehur lumturinë e tij pas sukseseve të arritura dhe gjëra të tjera.

__________________________________________________________________________________________________________________________

Së pari dua ti falenderoj të gjithë njerëzit për urimet, por edhe dua ti uroj të gjithë qytetarët e Suharekës. Jam shumë i lumtur, sepse kjo është vërtetë historike për këtë klub dhe për të gjithë ne. Jam shumë i lumtur, sepse kjo është hera e parë që luhet Liga Unike dhe ta fitojmë atë është diçka fantastike. Ne luajtëm mirë dhe besoj se kjo gjë do na mbajë mend gjithmonë në historinë e shqipes dhe një ekip nga Liga e Kosovës si fitues i parë i kësaj kupe, kjo gjë mendoj se është shumë e rëndësishme”, thotë ai.

Beqiragiq flet edhe për klubin e Yllit të cilin po e udhëheq dhe ka falenderime të veçanta, por edhe në tërësi për qytetin e Therandës.

Jam shumë i lumtur për klubin, jam shumë i lumtur për sponzorin, sepse ata na përkrahin shumë. Ky është një klub shumë i bukur dhe e uroj gjithashtu strukturën e ekipit për këtë arritje të veçantë dhe çdo njeri që po na mbështet në Suharekë dhe më gjerë i ftoj të na mbështesin edhe më tutje sepse do të luftojmë shumë që ta ngrisim këtë skuadër”, potencon trajneri boshnjak.

I pyetur nga ne se cili është sekreti i suksesit të tij me skuadrat kosovare, tekniku nga Bosnja e dha këtë përgjigjje me sportivitet të madh dhe duke u qeshur në fillim.

Haha, sa i përket sekretit tim për trofetë në Kosovë, unë bëj diçka që ne të luftojmë në çdo ndeshje nga sekondi i parë e deri te i fundit, natyrisht që ne mund të luajmë në çdo ndeshje më mirë dhe besoj se duhet të luajmë ndeshjet në vazhdimësi mirë e më mirë dhe për këtë kemi potencial, por atë duhet që ta shfrytëzojmë. Nëse ne përmirësojmë disa nga gabimet që po bëjmë gjatë ndeshjeve, besoj se do të jemi shumë të fortë edhe në ”play off”, kam besim të madh në këtë ekip dhe besoj edhe pse na pret punë shumë e vështirë në ”play off”. Por, kismet, unë mund të them aktualisht vetëm, kismet”, tregon ai.

Krejt në fund, Beqiragiq nuk e la pa e përmendur as Pejën me të cilët në edicionin e kaluar fitoi Kupën dhe në veçanti bashkëpunëtorin e tij të ngushtë në Kosovë, Petrit Zeqirin.

‘Jam shumë i lumtur që unë dhe stafi im teknik, posaçërisht bashkëpunëtori i shtëpisë sime të vjetër, trajner Piti është këtu me mua dhe që ne arritëm të fitojmë trofe edhe në Pejë, por edhe në Suharekë dhe shpresojmë të vazhdojmë në këtë mënyrë”, u shpreh në fund të intervistës, Beqiragiq.

__________________________________________________________________________________________________________________________

Por kush është në fakt, Adis Beqiragiq, AsistiOnline.com ju sjell një mini-biografi për jetën e tij dhe veçanërisht atë sportive.
________________________________________________________________________________________________________________________________

Adis Beqiragiq, i njohur në Turqi si Aziz Bekir, (lindur më 18 qershor të 1970tës në Sarajevë të Bosnje Hercegovinës, është një ish-basketbollist profesionist e tash trajner, boshnjako-turk.

Beciragiq në të kaluarën ishte ndër shtyllat kryesore në ekipin kombëtar të basketbollit të Bosnjës në vitet 1990 e deri në 2000. Ai i dha fund karrierës së tij si lojtar në vitin 2000, për të kaluar më pas në zejen e trajnerit, ku gjithë karrierën e ka zhvilluar nëpër klubet turke si: Darussafaka, Gaziantep, Konyaspor, Usak Sportif etj.

E kishte nisur si ndihmës tek Darussafaka(2011/13), për ta vazhduar poashtu si ndihmës tek skuadra tjetër elitare turke, Gaziantep(2013), ndërsa si kryetrajner e kishte filluar tek Konyaspori e para ardhjes në Kosovë ka qenë trajner i skuadrës së Usak Sportifit.

Në fillim të këtij edicioni, Beçiragiç ishte emëruar udhëheqës i akademisë së klubit të njohur turk, Konyaspor, për ta përcjellur zhvillimin e lojtarëve të rinjë aty, por si duket oferta e Yllit e bindi atë që të rikthehet përsëri në basketbollin e Kosovës dhe sot ja ku jemi, Beqiragiq dha rezultat edhe te Ylli.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.